Prokuroria ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.
Shorti ka caktuar si gjyqtar që do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën, teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore.
Në objektin e rekursit kërkohet pranimi i dhënies se ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe ekzekutimin e Letërporosisë.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” me qëllim ekstradimi. Lejimin e kontrollit personal të shtetasit Dritan Goxhaj, të vendbanimit dhe të vendit të arrestimit të tij, si dhe sekuestrimin e materialeve gjatë kontrollimit të tyre.
Gjithashtu, në kërkesë parashtrohet objekti për caktimin e datës dhe vendit të kryerjes së procedurës së ekstradimit si dhe lejimin e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara të Kosovës që të jenë të pranishëm dhe të vëzhgojnë procedurat gjyqësore shqiptare përkatëse në lidhje me zbatimin e kësaj kërkese për bashkëpunim dhe ndihmë.
Dritan Goxhaj është liruar nga burgu me vendim të gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë në
datë 10 tetor të vitit 2023. Kjo gjykatës rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë, duke refuzuar dhe ekstradimin e Goxhajt. Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën e ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat i mohoi gjatë procesit ndaj tij. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...