Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë

16:46 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ditën e sotme heqjen e mandatit për dy deputetë të Kuvendit.

Mësohet se bëhet fjalë për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Gledion Rehovica, si dhe për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi.

Prokuroria deklaron se dy deputetët preken nga ligji i dekriminalizimit.

Top Channel mëson se shkresa për KQZ është e nënshkruar nga shefja e sektorit, Rovena Gashi.

Ndërsa rezulton se dy deputetët nuk kanë deklaruar emra që kanë përdorur në Itali dhe rezultojnë të arrestuar për vjedhje. Të dhënat kanë dalë nga gjurmët e gishtave dhe mësohet se janë dërguar nga Interpol Roma./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme