Prokuroria e Krimeve të Rënda kontroll në shtëpinë e Tahirit

14:33 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Prokuroria e Krimeve të Rënda e Shqipërisë ka nisur kontrollin e shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kanë qenë katër oficerë të Policisë Gjyqësore të kësaj prokurorie të cilët kanë mbërritur rreth orës 14:00 në shtëpinë e deputetit, shkruan Top Channel.
Kontrolli vjen një ditë pasi Parlamenti votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit, dhe pro heqjes së imunitetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme