Në Shqipëri, prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet për pasurinë e deputetit socialist Alfred Peza duke çuar dosjen në Gjykatën e lartë.
Sot deputetit iu komunikuan zyrtarisht akuzat për të cilat ai dyshohet “Fshehje të të ardhurave”, “Pastrim të produkteve penale” dhe “Mosdeklarim i pasurisë”. Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të faktit se në vitin 2015, bashkëshortja kishte blerë, 1 për qind të aksioneve të Bankës Credins, me një vlerë prej 113 milion lekë.
Sipas prokurorëve të ardhurat neto të familjes Peza ndër vite, duke zbritur shpenzimet, janë rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre është rreth 135 milionë lekë. Diferenca prej rreth 84 milionë lekësh të reja, nuk justifikohet – sipas prokurorisë – me burime financiare të njohura.
Publikisht deputeti Peza ka sqaruar më herët se pasuria prej 113 milion lekësh me të cilat bleu aksionet në bankën private, është vënë nga kursimet. Zoti Peza, u zgjodh deputet, si përfaqësues i Partisë socialiste në zgjedhjet e 2013, pas një karriere të gjatë në median e shkruar dhe televizive, ku ka mbajtur për shumë vite, pozicione drejtuese, për të cilat siç ka deklaruar ai vetë, është shpërblyer me paga mujore shumë të larta, prej disa milion lekësh.
Ai i ka hedhur publikisht poshtë akuzat duke folur për “një farsë” nga ana e prokurorisë. Edhe avokati i tij mbrojtës deklaroi sot, se “në gjykatë gjithçka do të jetë e lehtë” pasi sipas tij “është një rast i ndërtuar keq nga prokuroria”.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok