Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e organit të akuzës për të vendosur masën e sekuestros preventive për pronat e Klement Balilit.
Vendimi u dha në bazë të ligjit antimafia, për asete pasurore që i përkasin Klement Balilit dhe të afërmve të tij.
Përveç 20 apartamenteve në Sarandë dhe në Tiranë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestro preventive edhe për hotelin “Santa Quaranta”, pronë e vëllait të Klement Balilit.
Sipas ligjit antimafia, nën hetim pasuror vendosen edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Klement Balili ka më shumë se një vit në kërkim.
Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale. Balili i mbiquajtur “magjistari” u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një hetimi të përbashkët të disa shteteve europiane. /Top Chanel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...