Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, janë veçuar nga ana e 3 prokurorëve të çështjes.
Për Tahirin, Prokuroria ka afat deri më 19 janar për t’u shprehur. Në dosjen e organit të akuzës flitet për bashkëpunim të grupit kriminal “Habilaj” me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim prej më shumë se një vit e tre muaj.
Vendimmarrja për Tahirin ka mbetur peng i përgjigjes së dy letërporosive nga Italia dhe Mali i Zi.
Nëpërmjet njërës prej letërporosive pritet informacion lidhur me një udhëtim të familjarëve të Tahirit nga Shqipëria drejt Italisë, në korrik të 2014, për faktin se në të njëjtin avion me të, si në vajtje, ashtu edhe kthim, ka udhëtuar edhe Moisi Habilaj.
Letërporosia pritet t’i japë përgjigje pyetjes nëse udhëtimi ka qenë rastësor apo ka njohje të afërta mes familjarëve të ish-ministrit dhe vëllezërve Habilaj, marrëdhënie që në fakt janë mohuar nga Tahiri./panorama
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...