“Kemi besim, se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë e më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë”.
Kjo deklaratë e një viti më parë e prokurorisë së përgjithshme lidhet direkt me largimin e Besim Hajdarmatajt nga drejtimi i Krimeve të Rënda, pikërisht në kohën kur krimet e rënda ishin më të kritikuarat për një sërë dosjesh që kishin ngelur në vend qëndro.
Emri i Besim Hajdarmatajt u rikthye sërish në vëmendje nga pasuesja e tij Donika Prela e cila la të kuptohej se për dosjen 339 gjatë kohës së tij nuk ishin kryer veprime hetimore të mjaftueshme.
E ndërsa nuk u publikuan emrat e pjesëtarëve të hetimit apo ish-pjesëtarët e hetimit të kësaj çështjeje të dyshuar si shpërndarës të sekretit hetimor, e qartë është se emri i Hajdarmatajt është në mes të një përplasjeje.
Por në fakt ai më herët është përplasur edhe me kryeprokuroren Arta Marku e cila akuzoi gjatq një analize vjetore se prokurorë të caktuar kishin mbajtur dosjet në sirtare për qëllime personale, dhe se të tjerë e kishin abuzuar me sekretin hetimor.
Një deklaratë e tillë ka sjellë më pas nervozizmin e Hajdarmatajt edhe pse askush nuk ka mundur ta shpjegojë se për çfarë shkaku ai ka reaguar. Hajdarmataj e ka nisur karrierën në Tropojë e më tej në Laç, Kurbin, Durrës dhe se fundmi drejtues i Krimeve të Rënda. Ai njihet si prokurori që hetoi ish-ministrin e brendshëm , ku edhe kërkoi heqjen e mandatit për të.
Hajdarmataj hetoi gjithashtu çështjen e italianit Guido Guidi gjatë të cilës bllokoi edhe telefonin e një gazetari, ndërkohë që u kritikua për mënyrën se si kishte mbyllur dosjen për trafikantin Arber Cekaj./tch/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë