Prokurori i antimafias italiane: Hetimet tona ndaj bandave shqiptare

20:54 | 15 Shtator 2018
Trina Galanxhi

“Mafia nigeriane dhe ajo shqiptare, janë ndër më të pranishmet në territorin Italian. Mbi të cilët hetojmë me imtësi. Deklarata vjen nga Prokurori i Antimafias Italiane.Deklarata vjen në ceremoninë e dhënies së titullit ‘Qytetar Nderi’

“Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona. Mafia shqiptare, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane. Me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale.- tha ai.

Prokurori Italian u shpreh më tej se kontrabanda e cigareve, e drejtuar nga mafie te huaja, ka nisur të aktiviziohet në territorin Italian. Kjo nuk duhet nënvlerësuar theksoi më tej ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme