Prokurorët e Strukturës Anti-korrupsion (SPAK) kanë kërkuar që mandati i tyre të jetë i pakufizuar.
Ata i kanë nisur një kërkesë Kuvendit, komisionit te ligjeve KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasadës Amerikane, për zgjatje mandati, e cila mban firmat e të gjithë prokurorëve të SPAK.
Sipas dokumentit, prokurorët kërkojnë mandat të pakufizuar duke argumentuar, se do jenë më të sigurt në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar dhe nuk do e kenë frikën e kërcënimit pasi ti përfundojë mandati.
Në shkresë theksohet fakti që do të ishte e vështirë gjetja e 20 prokurorëve të tjerë me vjetërsi pune duke qenë se numri i tyre në sistem po vinte në rënie.
Kujtojmë se sipas Kushtetutës, prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi. /albeu
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...