Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku kishte ankimuar shtyrjen e hetimeve ndaj tij.
Gjatë seancës Tahiri ka pasur përplasje me Prokurorin e çështjes.
Ky i fundit ka kërkuar që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, gjë që është kundërshtuar nga pala e akuzuar.
Prokurori i çështjes e ka arsyetuar kërkesën e tij me faktin se në seancë do të paraqiteshin materiale me përmbajtje me konfidenciale.
Ish-ministri Tahiri mësohet se ka ironizuar prokurorin e çështjes, duke i thënë se të gjitha materialet kanë dalë në “shesh: dhe nuk ka më asgjë sekret në këtë aspekt.
Tahiri po kështu lëshoi akuza ndaj Prokurorisë, duke thënë se i ka shpërndarë medias lajme me sms
“Nuk ka mbetur asnjë sekret, nuk e kuptoj pse duhet të jetë me dyer të mbyllura. Gjatë hetimeve kanë dal të gjitha materialet në media. Nuk e kuptoj se çfarë sekret ruhet këtu. Prokuroria i ka çuar lajmet me SMS në media.”, është mësuar të ketë thënë Tahiri.
Gjykata ka vendosur që mediat të largohen nga salla, ndërkohë që pritet vendimi, nëse do të vazhdojnë apo jo hetimet ndaj Tahirit, të cilat janë shtyrë disa herë. D.l./opinion
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...