Google ADS

Projektligji “Për Policinë e Shtetit”, Balla: Garanton karrierë për efektivët, përmbush rekomandimet për Shqipërinë 2030

11:50 | 22 Korrik 2024
E.G

Projektligji i ri “Për Policinë e Shtetit” është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financat, ku ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka parashutuar të gjitha ndryshimet që sjell. Fokusi kryesor i këtyre ndryshimeve, për ministrin Balla, lidhen me ngritjen në një nivel më të lartë të Policisë së Shtetit dhe përmbushjen e të gjitha rekomandimeve që vijën si rezultat i diskutimit të kapitujve për anëtarësimin e vendit në BE.

Objekti i këtij projektligji dhe ndryshimet që sjell lidhen me forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, menaxhimin, organizimin dhe garanton ecjen në karrierë të punonjësve të Policisë.

Puna për këtë projektligj ka nisur që në shtator të 2023, ku Balla u shpreh se është bërë në konsultim me partnerët ndërkombëtar duke adresuar të gjitha rekomandimet e tyre.

“Është një iniciativë e rëndësishme e Ministrisë së Brendshme në kuadër të përpjekjeve për forcimin e institucioneve të sigurisë. Ligji në fuqi ka qenë një ligj i mirë për kohën kur u miratua në 2014 dhe ka arritur rezultate lidhur me performancën dhe ka kontribuar ndjeshëm në shumë fusha të sigurisë publike duke arritur parametra evropiane nga lufta ndaj krimit deri tek rendi publikë dhe sigurisë në tërësi. Sa i përket procesit të hartimi të kësaj nisme, ligji përmbush detyrime e vendit për anëtarësimin në BE për çështje që lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike. Kjo nisëm krijon infrastrukturën ligjore për forcimin e kapaciteteve të policisë së shteti dhe mirëmenaxhimit, organizmit dhe garantimit të parimeve të karrierës së pavarur për çdo punonjës të policisë së shtetit. Kjo iniciativë ligjore ka ardhur nga vetë organizata e Policisë së Shtetit dhe synon një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme të çështjeve që duam të përmirësojmë. Ka nisur puna në shtator të 2023 për këtë projektligj dhe ka pasur një diskutim konstruktivë me të gjithë strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Balla.

Ministri Balla tha se ky projektligj është i mirë edhe për garantimin e karrierës së punonjësve të Policisë së Shtetit dhe përmirëson emërimet në pozicionet drejtuese.

“Ky projektligj mundëson adresimin e rekomandimeve kryesore të partnerëve, krijimin e kapaciteteve dhe strukturave të munguara në Policinë e Shtetit, Adreson parandalimin e konfliktit të interesit dhe eliminimin e veprimtarive korruptive. Policia është një agjenci ligjzbatuese e pavarur, autonome, e vetëdijshme dhe e ndërgjegjësimit se ka vend për të përmirësuar. Ligji përmirëson organizimin e Policisë së Shtetit, proceset dhe procedurat e brendshme, garanton ecjen në karrierë të punonjësve të Policisë. Legjislacioni aktual nuk i ka dhënë mundësitë reale të bëjnë një karrierë të pa ndikuar nga aktorë të tjerë, veç meritokracisë dhe përmirëson emërimet në pozicionet drejtuese për Policinë e Shtetit”, tha Balla.

/rtsh.al/

 

Të ngjashme