Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur nga Nju Jorku se Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po finalizojnë dy projektet e mëdha të energjisë si dhe krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjetik.
Sipas kryeministrit, kjo kompani do të ketë portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri në rajon dhe do të bëjë të mundur ndërtimin e linjës nënujore të transmetimin e energjisë me Italinë.
“Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjetik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani