Pesë studio europiane kanë paraqitur projekt-idetë e tyre për Rozafën e Re në Shkodër. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në konkursin ndërkombëtar, deklaroi se Rozafa e re do ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit me një kapacitet të ri për Shkodrën.
“Konkursi ndërkombëtar, ku 5 studio të mirënjohura europiane paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për Rozafën e re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, me një kapacitet të ri për Shkodrën që rilind dita-ditës dhe fiton përmasën e re të një destinacioni të Shqipërisë Turistike”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se sfidë mbetet ndërtimi deri në Muriqan i Korridorit Blu. Ndërsa deklaroi se qeveria ka të qartë hapat që do të ndërmarrë për investimet infrastrukturore, Rama u shpreh se koha e lidhjes së Tiranës me Shkodrën brenda kësaj dekade do të jetë 40-45 minuta, ndërsa ajo e lidhjes së Shkodrës me Vlorën do të jetë rreth 2 orë.
“Është pjesë e një vizioni të gjerë që kombinon investimet publike që për Shkodrën dhe këtë territor që shkon deri në Thethin e mrekullueshëm apo që shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi, po shtohen dita-ditës dhe patjetër që duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhje shumë më të shpejtë dhe shumë më të sigurt të Shkodrës qoftë me veriun, Tiranën e jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të Korridorit Blu, i cili tanimë e ka një segment të përfunduar dhe të prekshëm për të gjithë aksi Thumanë-Kashar. Por që do vazhdojë me segmentet e tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Milotin me Muriqanin e më pas Balldrenin me Thumanën.
Për të gjitha këto ne kemi të qartë hapat dhe ndërkohë një pjesë të rëndësishme për punës për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontrata e reja për segmentet nga Thumana-në Kashar i kemi, nga Kashari në Rrogozhinë, nga Rrogozhina në Fier. Koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40-45 minuta dhe koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do jetë saç është sot koha e lidhjes me Tiranën. Do mund të shkohet në Vlorë për 2 orë. Dhe kështu me të gjithë projektet e tjera”, tha ai.
Shkodër – Konkursi ndërkombëtar, studiot pjesmarrëse;
Benedetta Tagliabue – EMBT Architects nga Barcelona
Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini
Selgascano Architects nga Madridi
Baukuh Architects nga Milano
Piero Lissoni & Partners nga Milano
/rtsh.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...