Bashkia Shkodër dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kanë prezantuar një projekt të ri për zhvillimin ekonomikë të Thethit, një park kombëtar me potenciale të mëdha në fushën e turizmit, bujtinave dhe agroturizmit.
Pas prezantimit të projektit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se duhet të jenë vetë banorët që të ruajnë me fanatizëm çdo karakteristikë të zonës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të përthithin më shumë turistë dhe të zhvillojnë ekonomitë e familjeve të tyre.
Kryeministri tha se qeveria nga ana tjetër përmes “paketës për malet” do të lehtësojë taksimin e tyre si dhe do të mbështesë ato përmes zhvillimit të energjisë së rinovueshme me panele diellore por edhe në marrjen e kredive.
“Është koha që t’i vendosim të gjithë këtij territori një arkitekt që do ndjekë punët dhe monitorojë se si do të zhvillohen gjërat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë dhe mistrinë e turizmit që gjërat që të bëhen sa më mirë. Kjo që demonstruam është një vizion që kemi nxjerrë edhe fondin. Pasuria juaj nuk është thjeshtë bujtina dhe shtëpia, ato janë për ju një motor ekonomie. Çfarë ka rreth e rrotull ju duhet ta ruani me fanatizëm, pasi çdo gjë që preket gabim ia ul fuqinë motorit të ekonomisë që është i juaji privatisht. Janë vepra në përshtatje me klimë, dinamikën sociale, jetesën, turistët nuk vijën se nuk kanë ku shkojnë vend tjetër, por vijnë pikërisht për këto karakteristika dhe këto duhen ruajtur me fanatizëm dhe çdo gjë e re që bëhet duhet t’i respektojnë këto element. Kjo është e gjitha park kombëtar dhe sipas ligjit këtu nuk duhet të ishte prek asgjë nuk duhet të ishte ndërtuar asgjë. Por këtu jetojnë njerëz dhe këta patjetër nuk do vinë të shohin qiellin dhe të mos kenë mundësinë të nxjerrin përfitime, këto të dyja duhen kombinuar.
Duhet të gjejmë rrugën e energjisë së rinovueshme, ku pjesa më e madhe e vitit është me diell. Shteti me paketën e maleve do ju jap mundësinë që të keni lehtësira për panelet që do të bëni për bujtinat dhe do aplikojë për panele do ketë mbështetje ekstra nga shteti. Edhe me bankat kur të merrni kredi, do ndërhyjë shteti. Por të gjitha këto duhet të shkojnë në harmoni me atë që do sillni këtu. Shteti nuk do lekë nga ana juaj, do bëjmë një sistem edhe më të lehtë taksimi. Sot ju paguani TVSH 20 % në hotele dhe bare. Nëse certifikoheni në agroturizëm dhe duke pasur edhe shërbimet ju do paguani një TVSH 6 %, ndërkohë që tatim fitimin e ketë vetvetiu zero për aq kohë sa jeni biznes i vogël. Duam t’ju heqim çdo taksë për lejet e ndërtimit dhe çdolloj burokracie në të gjitha zonat me këto potenciale”, tha Rama.
Projekt i ri për Thethin është një program i ri mbështetjeje për zhvillimin e pronave të të parëve në malet e Shqipërisë, i cili do ta lehtësojë vendimin e shumë emigrantëve të këtyre zonave, nga Veriu në Jug, që të kthehen e me kursimet e tyre të bëjnë më shumë ekonomi./rtsh.al/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...