Zyrtarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka shpjeguar në pak sekonda programin për Mirëqenien Sociale.
Duma thotë se Partia Demokratike, me të ardhur në krye të qeverisjes, do të dyfishojë ndihmën ekonomike, dhe ata që sot marrin 80 mijë lekë në muaj, do të marrin 200 mijë lekë të vjetra.
Zyrtarja e PD-së gjithashtu shprehet se 30% e studentëve ekselentë do t’u sigurohen kontratat e para të punë, çka do t’i bashkangjitet iniciativës për 110 mijë vende pune.
*****
Jona: Përshëndetje Grida!
Duma: Mirë se vjen Jona!
Jona: Jetesa për shumë familje është shumë e vështirë, nuk sigurojnë dot as ushqimet bazë. Si do u vini në ndihmë?
Duma: Shumë të vështirë e kanë. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike. Ata që sot marrin një 80 mijë lekësh të vjetër në muaj, me ne do të marrin 160 mijë lekë të vjetra. Ata që marrin 100 mijë lekë të vjetra, me ne do të marrin 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike dhe askush nuk do të mbetet jashtë. I kanë nxjerrë nga kritere mjerane. Kanë një frigorifer të vjetër, kanë një biçikletë aty të vjetër, thonë nuk e meriton ndihmën. Me ne, kushdo që ka nevojë dhe është në varfëri ekstreme do të përfitojë ndihmën ekonomike pa lënë askënd jashtë, pa i llogaritur si çështje partish, por si çështje shqiptarësh.
Jona: Në 25 prill dyfishim i ndihmës ekonomike më tej. Ndoshta sigurimi i një pune do t’i ndihmonte?
Duma: Pa diskutim që sot nuk duhet më të diskutojmë vetëm për mbështetje por dhe daljen nga varfëria. E pra, student, të rinj që janë në këto familjet të ndihmës ekonomike, do të marrin subvencionin e parë dhe mbështetjen e parë. 30% e më të mirëve, do të kenë kontratat e para të punës, do të marrin atë që është studimet profesionale dhe më tej dhe do të lidhen me tregun e punës sepse ne do të ndihmojmë dhe motivojmë më të mirët, pavarësisht se vijnë nga kushtet e pamundësisë. Skema e mbështetjes ekonomike, skema e të gjithë motivimit ekonomik në tërësi të Shqipërisë, do të sjell 110 mijë vende pune në mandatin e parë.
Jona: Faleminderit Grida!
Duma: Faleminderit ty Jona! Dhe më 25 prill, Shqipëria fiton.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...