Antonis Liakos është profesori grek i historisë, i cili ka befasuar me deklaratën e tij në lidhje me vrasjen e Kostandin Kaçifës nga policia shqiptare.
Efsyn.gr ka sjellë dëshminë e profesorit Liakos, i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem dhe se asnjë flamur grek nuk është prekur.
Profesor Liakos është shprehur se para ceremonisë një i ri minoritar kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov.
“Policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati, ndaj ai u largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej, por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë”.
Profesori grek që ishte i pranishëm në fshatin Bularat, ka theksuar se asnjë flamur grek nuk është ulur dhe nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte./Tema/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...