Jetojmë në një kohë kur stresi është i pranishëm në jetën e pothuaj të gjithëve ne.
Psikiatrët thonë se, personat që punojnë me shifra, ekonomistët renditen në vend të pare, si më të stresuarit.
Nuk mbeten pas edhe njerëzit që punojnë në fushën e medias.
Me një përvojë prej gati 25 vjetësh në fushën e psikiatrisë Arjana Reli thotë se profesionet më stresante janë ato që e ngarkojnë individin me intensitet pune dhe nga ana tjetër i caktojnë edhe kufij kohorë, që e stresojnë më shumë personin.
“Në përvojë time kam të paktën dy ekonomistë në ditë. Ekonomisti punon me shifra dhe nuk del dot nga kornizat si në profesion edhe në jetën personale. Dhe sa më tepër të kemi korniza aq më tepër ndihemi ngushtë dhe shfaqim stres”, thotë Rreli.
Bashkëpunimi me kolegët apo eprorët është një tjetër faktor stresues, që për disa profesione është edhe determinues.
“Në vend të dytë janë mësuesit, dhe mjekët veçanërisht ata të urgjencave, që përballen çdo ditë e më shumë me të papriturën. Vazhdojmë me inxhinierët e arkitektët, sepse punojnë me afate kohore të mirëpërcaktuara”, shpjegon ajo më tej.
Nën stres janë edhe juristët, avokatët, punëtorët e fabrikave të këpucëve që janë të ekspozuara ndaj lëndëve kimikë, që ndikojnë në sistemin nervor, si dhe punonjësit e call center-ave.
“Personat që punojnë në media janë në raporte njerëzore, të cilat i kanë të paparashikuara. P.sh. lë një orar me një të ftuar dhe ai nuk paraqitet, të dështon emisioni. Një tjetër është i kërcënuar gjatë punës, pasi interviston njerëz që nuk do të donin të prononcoheshin, pavarësisht, se mbajnë poste publike, aq më tepër që gazetarët kanë afate kohore. Gjatë një muaji tre punonjës mediash mund të paraqiten tek unë, gazetarë, drejtues emisionesh e koordinatorë programesh kryesisht”, shprehet ajo.
Mjekja tregon mënyrat si mos të na mposhtë stresi dhe të mos shtresëzohet për të gjetur më pas një moment për t’u shfaqur si ankth apo sëmundje të rënda mendore.
“Të mësojmë të themi jo dhe të mësojmë t’i delegojmë disa detyra, të marrim sa me shume kohë për veten dhe jetë sociale duke folur me miqtë, por pa e ngarkuar njëri tjetrin. Sa më i përgjegjshëm për punën, aq më tepër je i stresuar për gjërat, që bën brenda profesionit”, përfundon ajo./TCH
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...