Sot, në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë vijon procesi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.
Ishte radha e avokatit të Gilmando Danit, i cili së bashku me 4 të bashkëakuzuar të tjerë sërish nuk u paraqitën në gjykatë. Denion Bogdani foli për të akuzuarin Gilmando Dani duke akuzuar prokurorinë dhe dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqaj, duke e konsideruar proces hetimor qesharak, të ndikuar nga deklaratat publike. Dëshmitarin e drejtësisë e konsideroi të manipuluar nga prokuroria. Të gjithë procesin e konsideroi donkishotesk, ndërsa hetimet tha që i ngjanin hetimeve të diktaturës.
Mbrojtja për Gilmando Danin zgjati më tepër se dy orë.
Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të Gilmando Danit për një sërë akuzash dhe dënimin e tij me 15 vite burgim. Dënimi më madhor është kërkuar për Emiljano Shullazin, me 17 vite burg./TCH
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”