Gjykata e Lartë shpall moskompetencën për çështjen penale ndaj Alfred Pezës. Mësohet se ky vendim erdhi për shkak se Peza nuk është më deputet dhe s’ka mandat, ndaj nuk është subjekt i posaçëm dhe do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku çështja do të nisë nga e para.
Ish-deputeti Peza hetohet në bazë të ligjit anti-mafia, për të paktën tre vepra penale, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrimi të produkteve të veprës penale” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.
Gjykata për Krime të Rënda më 18 prill vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve të një banke të nivelit të dytë në vend, të bashkëshortes së deputetit Peza. Vendimi erdhi si pasojë e hetimeve që nisën ndaj deputetit socialist dhe bashkëshortes së tij Mirela Ndini, pas publikimit në media se në mars të vitit 2015 zonja Ndini kishte blerës 1 për qind të aksioneve të bankës me një vlerë prej 113 milionë lekë.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...