Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka informuar mbi ecurinë e procesit të numërimit të votave për kandidatët.
Celibashi thotë se po vijon numërimi i votave të kandidatëve në 9 KZAZ në qytetet Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan.
Më tej, ai i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve të numërojnë pa ndërprerje QV të fundit dhe të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ.
“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan). Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ”, shkruan Celibashi në twitter.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...