Gjashtë muxhahedinë të kampit të Manzës në Durrës kanë procedurë penale kjo për kundërshtim të policisë gjatë kontrollit të ushtruar paraditen e së martës në kampin e manzes.
Të gjithe te proceduarit janë iranianë të moshës nga 61 deri në 72 vjeç. Ndaj tyre janë ngritur 4 vepra penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtim të policisë, “Shkatërrimi i pronës”, si dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
Mbi 1 mijë forca policie të RENEA, FNSH, Operacionales dhe ato të rendit, kryen të martën kontroll në territorin e kampit ku prej vitesh qëndronin nga muxhahedinët iraniane.
Urdhri për të ushtruar kontroll në 127 godinat e këtij kampi u lëshua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Por në momentin kur uniformat blu nisën të sekuestronin pajisjet kompjuterike për llogari të hetimeve të SPAK, anëtarë të MEK nisën tensionet dhe përplasjen me policinë. Madje, siç duket edhe në video, një prej muxhahedinëve shfaqet teksa djeg disa dokumente.
Nga përplasja me policinë, 15 efektivë mbetën të lënduar, si dhe u dëmtuan disa automjete të Policisë së Shtetit.
Anëtarë të MEK pretenduan se nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë dhe se këta të fundit kanë ushtruar dhunë ndaj tyre duke u hedhur gaz lotësjellës. Sipas tyre, një nga muxhahedinët u vra nga forcat e rendit. Për këto pretendime, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit pritet të merren në pyetje disa prej iranianëve./abcnews.al/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç