Ka më shumë apo më pak turistë këtë vit në Shqipëri? A është rritja e çmimeve arsyeja kryesore që step turistët? Cilat janë mësimet që duhet të nxjerrë biznesi i këtij sektori dhe qeveria? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, që përbëjnë edhe thelbin e debatin publik të ditëve të fundit, shoqëruar me një analizë të dhënash padyshim që do ti shërbenin zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të turizmit, të konsideruar tashmë si një ndër sektorët kryesorë të zhvillimit të vendit.
Statistikat zyrtare tregojnë për një rritje të numrit të turistëve këtë vit. Në pjesën e parë të këtij viti, janë rreth 4.5 milionë turistë që kanë vizituar Shqipërinë. Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, numri i tyre është rritur me 1.5 milionë ose 34%.
E ndërsa të huajt po vijnë në Shqipëri për të pushuar, shqiptarët po ikin jashtë.
Në muajin maj, që është edhe statistika e fundit zyrtare, numri i net qëndrimeve nga rezidentët u ul me 2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ndërsa numri i net qëndrimeve nga jo rezidentët u rrit me 47.1%.
Por cilat janë zonat, që turistët e huaj kanë preferuar më shumë?
Numri i jorezidentëve që kanë qëndruar në rajonin Qendër është rritur me 84% në maj, ndërsa numri i atyre që kanë zgjedhur zonat bregdetare me 42.2%. Në maj, më shumë turistë kanë zgjedhur hotelet dhe akomodime të ngjashme për të pushuar, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i atyre që rezervojnë banesa ditore nëpërmjet AIR BNB dhe Booking.com.
Ndërkaq pakësimi i numrit të pushuesve nga Kosova padyshim që ka dhënë ndikimin e tij në ecurinë e turizmit këtë vit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në maj, vetëm 11.4% ka qenë rritja e numrit të shqiptarëve të Kosovës, pasuar nga italianët me 10.3% dhe gjermanët me 6.8%.
Përballë kësaj situate, por edhe kritikave të bëra pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për operatorët në Jug dhe kryesisht në Vlorë për rritjen e çmimeve, a ka pasur reflektim? Sigla dhe rikthehemi me ekspertë dhe biznese./a2cnn
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...