Nuel Kalaj dhe Shkëlzen Berisha nuk u paraqitën përpara komisonit hetimor për privatzimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në vitin 2009.
I biri i ish-kryeministrit Berisha njoftoi se ishte jashtë shtetit për angazhime pune, e po ashtu edhe Kalaj sepse nuk gjendet në Shqipëri.
Kryetari i komisionit, Taulant Balla tha ndërkohë se për transaksionin prej 6.8 milionë euro të CEZ ndaj Kalajt, banka e nivelit të dytë është gjobitur në janar të vitit 2017 me 3 milionë lekë nga Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave, pasi nuk ka kërkuar dokumentacionin e duhur mbi pagesën.
Palët debatuan mbi çështje procedurash dhe opozita u largua. Por për demokratët një gjobë që vendoset 8 vite më pas nuk është e rregullt.
“Parashkrimet maksimale janë tejkaluar. Një masë që merret 8 vjet më vonë është marrë në mënyrë të manipuluar, vetëm e vetëm për të bërë shfaqje në komision. Ky është një komision farsë, i ngritur për të penguar dhe hedhur tymnajë mbi punën e komisionit tjetër që drejton zoti Spaho”, tha nënkryetari demokrat i komisionit, Arben Ristani.
Ndërsa për socialistët, sjellja e Risitanit është shkleje e etikës dhe rregullores së Kuvendit. Ndërkohë, ajo kërkon thirrjen si dëshmitar të sipërmarrësit Ismail Mulleti, për të sqaruar disa rrethana, pasi sipas tyre ai ka bërë një transfertë bankare në 2009 prej rreth 200 mijë euro, si komison për Shkëlzen Berishën.
“Ismail Mulleti, i cili na rezulton se në 2009 ka transferuar për shtetasin Shkëlzen Berisha shumën prej 200 mijë eurosh, me përshkrimin “pagesë komisioni”, duhet të sqarojë për çfarë komisioni e ka paguar shtetasin Shkëlzen Berisha”, tha Taulant Balla.
Por Balla nuk dha shpjegime se çfarë lidhje ka ky transaksion me çështjen që është në hetim parlamentar.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...