Pritja e veçantë e presidentit shqiptar, Bajram Begaj në Kazakistan

14:30 | 15 Shtator 2023
K.B

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kazakistan me me 7 dhe 8 shtator, me ftesë të homologut të tij Kassym-Jomart Tokayev.

Beagaj ishte pritur në mënyrë të veçantë nga homologu i tij Tokayev.

Pas ceremonisë shtetërore, Begaj kishte zhvilluar një takim kokë më kokë me Presidentin e Kazakistanit, raporton Arbresh.info.

Pas përfundimit të takimit, Begaj pati thënë se përveç forcimit marrëdhënive diplomatike, në fokus të diskutimeve ishte krijimi i mundësive për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes Shqërisë dhe Kazakistanit.

“Një vëmendje e veçantë ju kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat me interes reciprok si energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve.”

Dy presidentët kishin diskutuar edhe për investimet në sektorin e turizmit në vendin tonë. Begaj tha se në kuadër të këtij bashkëpunimi, u fol edhe për vendosjen një linje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet Kazakistanit dhe vendit tonë.

“Një interes tjetër të veçantë pati edhe në drejtim të vendosjes së një linje ajrore mes Kazakistanit dhe Tiranës duke i shërbyer turizmit, duke vlerësuar turizmin në Shqipëri gjatë këtij viti vlerësojmë që edhe turistët nga Kazakistani do të gjenin mundësitë e tyre për të pushuar në bregdetin e Shqipërisë.”

Në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve, Begaj tha se me homologun e tij folën dhe per hapjen e ambasadës së Kazakistanit në Shqipëri.

“Një çështje me rëndësi tjetër që u diskutua ishte edhe hapja e një ambasade të Kazakistanit në Shqipëri e cila u mirëprit edhe nga ana e presidentit”.

Kreu i shtetit u takua dhe me Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Kazakistanit, ku theksuan rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme