Pak minuta se të nisë seanca ku pritet heqja e imunitetit të tij, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se ky akt ka qëllim për të mposhtur opozitën, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përkundrazi, e ka forcuar atë.
Brenda sallës së Kuvendit, “e pushtuar” me gardistë dhe me karrige përmbysë, Berisha tha gjatë “live” të tij në Facebook, se “ky akt kriminal”, siç ai e quajti është një tregues se mazhoranca i druhet opozitës pasi sot është më e fuqishme se kurrë.
Ai nuk la pa përmendur edhe votën pro të Enkelejd Alibeaj. Për Berishën, “Komisioni Rama-Brava”, referuar Lulzim Bashës, bëri një akt kriminal, por shtoi se përballë kësaj, opozita qëndron e palëkundur.
“Me vendosmëri kanë denoncuar vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës, bandave dhe ministrave, parlamentarëve etj. Deputetët e opozitës i kanë kallë tmerrin maxhorancës, parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë. Parlamenti de facto është shndërruar në antikushtetutshmëri, sot pas një vendi anti kushtetutes të Gjykatës Kushtetues, të komisionit Rama Brava votojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të kryetarit të PD, duke besuar se në këtë mënyrë do mposhtin opozitën, ky është një akt i shëmtuar, krim i vërtetë, por ky krim nuk mposht kurrë opozitën, ky akt dëshmon se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme që qëndron e palëkundur”, tha Berisha.
Ndalur te protesta, që po zhvillohet jashtë Kuvendit, Berisha e konsideroi si një ditë beteje, për të cilën është i bindur se do triumfojë.
“Sot është ditë betejë, pasi ne do të qëndrojmë dhe është ditë frymëzimi për ne. Atë që ngriti ky grup kriminelësh, ne do ta bëjmë pëlhurë. Ndaj edhe thirrja “O sot o kurrë”, është misioni ynë”, përfundoi Berisha. /Telegrafi/
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...