Google ADS

Pritet tensione në parlament, opozita do bllokojë seancën deri në largimin e Xhafës

09:17 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Një ditë pas protestuan para ministrisë së Brendshme, për dorëheqjen e ministrit Xhafaj, sot opozita do të kërkojë të njëjtën gjë edhe në sallën e parlamentit.

Dita e sotme pritet të jetë me tensione, pasi është paralajmëruar që nuk do të ketë seancë normale për sa kohë Xhafaj qëndron në detyrë.

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 nën drejtimin e Zv/kryetares Vasilika Hysi dhe në rend të ditës është parashikuar të bëhet edhe betimi i deputetit më të ri të Republikës së Shqipërisë, Spartak Braho, i cili zëvendësoi Samiri Tahirit.

Nuk do të jetë i pranishëm as kryeministri Edi Rama i cili është në Samitin e Sofjes, ndërsa kreu i opozitës do jetë në sallë.

Gjatë ditës së djeshme Rama u shpreh se ministri nuk do të japë llogari as ligjore dhe as morale për të vëllain, ndërsa vetë Xhafaj theksoi se do të qëndrojë në detyrë dhe do luftojë me akuzat e opozitës.

Po dje Agron Xhafaj pasi bëri publike një letër, u nis me oficerë drejt Italisë për të u përballur me drejtësinë./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme