Google ADS

Pritet përkeqësim i motit, anulohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

13:01 | 15 Mars 2023
A. B.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 mars 2023, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 mars 2023 ora 06:00. /Euronews Albania/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme