Pas orës 13:00 presidenti Ilir Meta pritet që të dalë me disa vendime të rëndësishme në lidhje me situatën politike. Burime të sigurta për Top Channel ka mundur që të zbardhë 3 nga opsionet e vendosura mbi tryezën e kreut të shtetit. Këto opsione mund të jenë të ndara, ose të gjitha së bashku, duke shkaktuar tërmet politik në vend.
Vendimet e Metës janë; dekret për shpërndarjen e Parlamentit; dekret për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dekret për një datë të re zgjedhjesh lokale.
Se cili do të jetë opsioni i zgjedhur nga Presidenti do ta mësojmë pas orës 13.00 kur skadon edhe afati që kreu i shtetit i ka lënë kryeministri Edi Rama për të zhvilluar një takim për zgjidhjen e krizës. Një ditë më parë ky i fundit tha se nuk ka kohë që të shkojë në takimin e kërkuar nga Presidenti sepse është i zënë me fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës