“Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në shumë zona të vendit, por dëbora mbetet dëshira më e madhe e kryeqytetasve në çdo prag dimri. Kjo e martë, sipas sinoptikanëve ka rezervuar jo vetëm mëngjesin më të ftohtë të kësaj jave, por në mbrëmje do të sjellë reshjet e para të dëborës për Tiranën”.
“Dita më e ftohtë e javës do të jetë dita e së martës, pasi do të ketë vlera negative. Temperaturat do të jenë -12 apo edhe -13. Reshjet nisin natën e së martës rreth orës 8-9 dhe do jenë në formën e dëborës. Sigurisht që do të kemi reshje dëbore edhe në Tiranë. Do të jetë e përzier me shi, por që do të kemi reshje dëbore”.
Edhe pse pritet një rritje e temperaturave nga e mërkura, në zonat bregdetare dhe të ulëta do të ketë reshje shiu.
“Reshjet nisin mbrëmjen e së martës. Shtohet intensiteti ditën e mërkurë deri të premten. Më pas ka përmirësim të kushteve të motit, pra pauzë e reshjeve deri në 15 Janar”.
Edhe pse temperaturat vijojnë të jetë të ulëta, situata e qarkullimit në akset rrugore të vendit është më e përmirësuar. Ndërkohë që në rrugën Ura Çerenecit-Steblevë në qarkun e Dibrës dhe rrugën Boboshticë-Dardhë në qarkun e Korçës qarkullohet ende vetëm me zinxhirë.
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...