Google ADS

Priten pemët në Unazën e Re, gati të nisë puna, banorët vijojnë protestën

14:59 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info

Pavarësisht protestave të njëpasnjëshme të banorëve, puna për zgjerimin e Unazës së Re ka nisur.

Projekti ka filluar të zbatohet me prerjen e pemëve dhe heqjen e pengesave të tjera që do ti hapin rrugë dhe prishjes së shtëpive.

Por gjatë punimeve, bashkë me heqjen e pemëve është bërë dhe ndërprerja e energjisë për shumë prej banorëve të zonës. Ata kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar pjesërisht rrugën.

Protestuesit kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe dëmshpërblim të plotë për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se do të denoncojnë në prokurori drejtuesit e institucioneve që do të urdhërojnë prishjet.

Ndërkohë Avokati i Popullit pas kërkesës se 200 banoreve të kësaj zone, ka nisur një hetim për të verifikuar nëse ka shkelje te procedurave qe cenojnë të drejtën e qytetareve të cilëve u rrezikohet banesa apo biznesi./vizion plus

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme