799 turistë të huaj nga 27 vende të botës kanë mbërritur sot paradite me kroçerën “Prinsendam” në portin detar të Durrësit.
Kjo është kroçera e dytë në portin më të madh të vendit që nga fillimi i tetorit, ndërsa brenda muajit priten edhe tre anije të tjera të mëdha turistike.
Sipas burimeve të agjencisë pritëse “Intermed Shiping” 350 turistë të kroçerës që mbërriti sot në Durrës vijnë nga SHBA, 157 nga Kanadaja dhe 100 nga Hollanda. Pjesa tjetër janë shtetas nga Australia, Britania e Madhe, Rusia, Argjentina, Brazili, Belgjika, Kina, Spanja, Franca, Peruja, India, Meksika, etj.
Anija me gjatësi 205.5 metra u ankorua pa probleme rreth ores 7.30 në kalatën 5 të portit. Kroçera “Prinsendam” është ankoruar për herë të parë në Durrës në vitin 2012 dhe nuk i ka ndërprerë lundrimet vjetore drejt qytetit tonë.
Turistët e huaj nisën menjëherë turin e vizitave në qytetet e Durrësit, Krujës dhe Tiranës. “Prinsendam” u largua nga Durrësi sot rreth orës 18.00
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?