Princ Leka II ka uruar të gjithë shqiptarët në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke thënë se në këtë datë nderohet trimëria dhe qëndresa e paraardhësve që siguruan pavarësinë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri thirrje që të shkojmë përpara duke pasur diversitetin si një forcë mbështetëse, shkruan Arbresh.info.
“Më 28 nëntor, ne nderojmë trimërinë dhe qëndresën e paraardhësve tanë që siguruan pavarësinë e Shqipërisë. Sot, le të rindezim flakën e krenarisë kombëtare dhe të bashkohemi në mbrojtjen e trashëgimisë sonë. Së bashku, le të shkojmë përpara, duke patur diversitetin tonë si një forcë mbeshtetese dhe duke shtyrë shtetin tonë të dashur drejt një të ardhme më të ndritur.”, shkroi ai.
Ndër të tjera Princ Leka, theksoi nevojën urgjente për të ofruar ndihmë në shtetndërtimin e Kosovës, “si shprehja e aktit më të lartë patriotik në këto kohë”.
“Në këtë përvjetor të Pavarësisë sonë Kombëtare deshirojmë të theksojmë nevojen urgjente që kemi për të berë c’është e mundur që të ndihmojmë në shtetndërtimin e Kosovës, si shprehja e aktit më të lartë patriotik në këto kohë. Sidomos tani kur kufinjtë e saj po cënohen gjithmonë e më shumë nga kundërshtaret e lirisë se shqiptareve. Ruajtja e integritetit territorial të Kosovës është qënësore për të gjithë Ne.”, tha ai.
Nga ana tjetër, Princ Leka uroi që shteti ligjor më në fund të vendosi në binare të duhur qeverisjen dhe jetën politike të Shqiperisë.
“Është nevojë imediate pasja e një maxhorance dhe opozite me kredibilitet për ti dhenë mundesinë shqiptareve të ëndërrojnë të ardhmen në vendin e tyre, për të cilen duhet thjesht vullneti dhe deshira për ta dashur Shqipërinë tonë.”, u shpreh ai.
Ndërkaq, për bashkëatdhëtarët, u shpreh se dashuria dhe besnikërua për atdheun tejkalon kufijtë.
“Për bashkatdhetarët tanë të diasporës të përhapur nëpër botë, dashuria dhe besnikëria juaj për atdheun tonë tejkalon kufijt. Ju jeni pjesë integrale e historisë sonë, dhe kontributet tuaja, në afërsi apo larg, rezonojnë thellë në zemrat tona. Ruajtja e kulturës suaj, aspiratat dhe arritjet tuaja shërbejnë si një dritare frymëzimi për brezat që vijnë.”, deklaroi ai.
“Të qëndrojmë bashkë, krenarë dhe të vendosur, si një familje shqiptare e bashkuar.”, shtoi Princ Leka.
Ai bëri thirrje për përpjekje që Shqipëria të zhvillohet si një vend i ngritur lart që ndriçon fort.
“Duke nderuar të kaluarën tonë, duke jetuar të tashmen tonë; për një të ardhme të mbushur me premtime për përparim.”
“Me krenari dhe admirim të pandryshueshëm”, tha ndër të tjera monarku shqiptar./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...