Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, prezantuan sot planin e ri të veprimit për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë për më shumë cilësi, siguri dhe gjithëpërfshirje.
Kjo fushatë synon të adresojë ndikimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat te fëmijët dhe të rinjtë, duke promovuar ndërgjegjësimin për rreziqet dhe pasojat e tyre.
Gjatë fjalës në aktivitetin e zhvilluar me përfaqësuesit të këshillave të prindërve komunitetin tw mësuesve, kreu i qeverisë Rama tha se, ishte ngjarjet e fundit pranë shkollës “Fan Noli” sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga Ministria për të shmangur përsëritjen e këtyre episodeve.
“U bë shkak një tragjedi që të vihet në lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërsi komunitetesh shkollore dhe prindërore në gjithë Shqipërinë, por nga ana tjetër të vihej në lëvizje e njëjta fuqi e brendshme e vetë shoqërisë e përfaqësuar në Parlamentin e Shqipërisë dhe media”.
Si gjithnjë në këtë vendi tonë, tha Rama, edhe në këtë rast, farsa nuk mungoj me të gjithë atë forcë destrkutive që në fakt, ri vret të vrarët, ri plagos të plagosurit dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrje e mësimeve të zhvillohet në mënyrën gjithëpërfshirëse.
“Në gjithë këtë proces dhe gjatë konsultave publike ku unë kam marr pjesë, edhe në këtë ngjarje kaq tragjike sikurse ishte kjo, ka dy Shqipëri. Ka një Shqipëri në parlament dhe media ka dhe një Shqipëri në komunitet, aty ku njerëzit e prekur direkt sepse kanë fëmijët nëpër shkolla apo mësuesit që janë pjesë e një sistemit që duhet të jetë i aftë të parandalojë ngjarjet të tilla, reflektojnë dhe diskutojnë në mënyrën tjetër nga ata të parët. Ne si pikënisje kemi nxitur debatin për këshillimin mbi Tik Tok, por në fakt unë kam dëgjuar nga prindërit se çfarë do të bëhet me gjithë këtë dhunë, me gjithë këtë çedukim masiv dhe me gjithë këtë lum që sjell media duke shkuar në drejtim të kundërt me atë që kemi qëllim të përbashkët”.
Rama tha se nuk mund të parandalohet dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin.
“Ndaj unë sot jam i çliruar sepse kemi një produkt konkret , me masa konkrete dhe kemi sigurinë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem më të mirë dhe sigurtë arsimor”.
Kjo është ajo që kemi për detyrë të bëjmë ne si qeveri, vazhdoi Rama duke u shprehur se, “publikisht dua të them dhe si përgjigje për ata që donin të nxirrnin përfitime absurde nga kjo tragjedi duke drejtuar gishtin e akuzave dhe duke kërkuar përgjegjësi personale dhe ndaj ministres së arsimit.
“Ministria e arsimit ka të gjithë mbështetjen time por kam bindjen se ashtu sikurse luajti një rol transformimi në shëndetësi do të luaj një rol dhe në transformimin në sistemin arsimor”./rtsh.al
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...