Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ka prezantuar sot drejtuesit e rinj të Policisë në 12 qarqet e Shqipërisë.
Në fjalën e tij para prezantimit të emrave të ekipit të ri drejtues, Hoxha u shpreh se procesi për përzgjedhjen e tyre ka qenë transparent dhe i bazuar në meritokraci.
Ministri porositi drejtuesit e rinj të 12 qarqeve, që të kenë qasje proaktive ndaj ankesave të qytetarëve dhe të trajtojnë me seriozitet dhe paanshmëri çdo shqetësim si të qyettarëve, ashtu edhe të medias.
“Përgjedhjet që hyjnë sot në fuqi, janë më shumë se rutinë e emërimeve. Ky ekip i ri, besim te një gjenerate të re. Proces meritokratik e transparent do të vijojë për përzgjedhjen e 48 drejtuesve të komisariateve. Aktualisht janë 299 konkurrues që do marrin pjesë në garën për 48 pozicionet e ardhshme.
Drejtuesit e qarqeve të kenë qasje proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, shqetësimeve të medias. duke i trajtuar me seriozitet transparencë dhe paanshmëri”, deklaroi ministri në fjalën e tij.
Anëtarët e ekipit të ri drejtues të 12 qarqeve:
Qarku Tiranë- Elton Alushi
Qarku Durrës Vilson Bala
Qarku Fier- Skënder Hita
Qarku Elbasan- Fatmir Hoxha
Qarku Shkodër-Fatmir Lleshaj
Qarku Korçë- Erjon Ahmeti
Qarku Vlorë-Elidon Çela
Qarku Lezhë- Altin Mena
Qarku Gjirokastër-Altin merizaj
Qarku Berat-Luigj Vathi
Qarku Kukës-Gentian Berberi
Qarku Dibër- Artion Duka/rtsh.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...