Përgjimet e publikuara sot nga ‘Bild’, me materiale nga dosjet 184 dhe 339 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri, tregojnë për presionet që u janë bërë mësuesve dhe drejtuesve të shkollave në qarkun e Dibrës.
Dy përgjimet e mëposhtme i përkasin Drini Gjeçit, drejtor i Arsimit në Dibër, i cili me urdhër të ish-deputetit Pjerin Ndreu, u bën presion mësuesve për të deklaruar haptas votën për Partinë Socialiste.
Përgjimi 12
Drejtori i shkollës: Alo, mirëmëngjes drejtor.
Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.
Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?
Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.
Drini Gjeci: Në ç’a qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull
Përgjimi 13
Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Lavdrim Murati: Po.
Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet.
Lavdrim Murati: Urdhëro.
Drini Gjeçi: A ke votuar?
Lavdrim Murati: Jo, akoma.
Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Drini Gjeçi: Çfarë radhe?
Lavdrim Murati: Radha or ti.
Drini Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptas atje. Mos të kemi llafe më.
Lavdrim Murati: Ç’a flet o drejtor?
Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke, t’i dua. Pesë vota sa ke.
Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.
Drini Gjeçi: Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.
Lavdrim Murati: Në rregull./tch/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...