Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar shpjegoi nevojën e rigjallërimit të procesit të Procesit të Brdo-Briunit.
Zonja Musar tha se e ka ndjerë veten mirë kur krerët e vendeve të rajonit të mbledhur në Maqedoninë e Veriut, kanë diskutuar gjera dhe probleme interesante.
Ajo vlerësoi se edhe presidenti Vuçiç dhe presidentja Osmani që nuk kanë patur marrëdhënie të mira morën pjesë në këto diskutime dhe kjo është një vlerë e shtuar.
Presidentja Musar tha se sëbashku me presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviç vendosëm të dilnin jashtë problemeve që Ballkani perëndimor po ndesh çdo ditë.
Presidentja sllovene kujtoi se Procesi i Brdo-Briunit si një iniciative e presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë, por me pas është zgjeruar në disa nivele.
Zonja Musar tha se Sllovenia dhe Kroacia si vende anëtare të BE e ndihmojnë rajonin në procesin e integrimit.
“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë integrimin në BE” tha ajo. “Shpresoj që premtimi i dhënë nga Mishel vitin e kaluar mund të ndihmojë integrimin” tha presidentja sllovene.
Por ajo tha se edhe vetë vendet e BE duhet të jenë përgatitur për këtë zgjerim. “Obligimi ynë është ‘t’ju ndimojmë” tha zonja Musar./rtsh/
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...