Google ADS

Presidentja e KE-së: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

10:32 | 28 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka thënë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Në një postim në rrjetin social Twitter, mbi një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ajo shprehet se Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi.

“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë gjithashtu”, ka shkruar ajo./arbresh.info/

Von der Leyen, ka nisur sot nga Shqipëria turin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme