Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.
Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të kreut të shtetit në Facebook, Presidenti uron për më shumë harmoni në shoqëri dhe vëmendje ndaj njerëzve ne nevojë.
Mesazhi i kreut të shtetit:
“Iu uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: ‘Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’! Mbarësi e shëndet në familjet tuaja! Dita e Ringjalljes së Krishtit na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.
Në këtë Ditë të Shenjtë vëmendja jonë duhet të shkojë te njerëzit në nevojë, për më shumë kujdes e përkrahje, por edhe te forcimi i familjes dhe vlerave të saj. Kjo Ditë e Shenjtë na kujton nevojën për më shumë mirëkuptim, dialog, respektim të vlerave morale e forcim të bashkëjetesës së mrekullueshme fetare, të cilat na ndihmojnë të përballemi me çdo sakrificë për të ecur të sigurtë drejt së ardhmes. Gëzuar Festën e Pashkëve! Zoti ju bekoftë Ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...