Google ADS

Presidenti shqiptar vizitë zyrtare në Itali, zbardhet agjenda e takimeve

13:33 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës Shqiptare, Ilir Meta do të zhvilloj vizitën e tij të parë zyrtare në Itali.

Më datë 11-12 shtator ai do të zhvilloj në Romë disa takime të larta institucionale.

Më datën 11 shtator do të pritet në pallatin qeveritar të Quirinales nga Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella.

Pasditen e së hënës do të takohet me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, znj. Laura Boldrini. Ndërsa më datë 12 shtator ai do të takohet dhe me Kryetarin e Dhomës së Senatit, Pietro Grasso.

Presidenti i ri i Shqipërisë ka zgjedhur të nisë turin e vizitave të tij institucionale jashtë vendit pikërisht me Italinë, partnerin strategjik të Shqipërisë në rrugëtimin europian.

Në fokusin e takimeve pritet të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve, integrimi i Shqipërisë në BE, e tema të rëndësishme të aktualitetit si lufta kundër terrorizmit, kriza e emigracionit, lufta kundër krimit të organizuar etj.

Gjatë qëndrimit të tij në Romë, Meta do të mbajë dhe një konferencë shtypi me gazetarët italianë e shqiptarë./Ora/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme