Bujar Nishani, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij, gjendet në Mekë, në Arabinë Saudite prej dy ditësh në një vizitë në vendin e shenjtë të muslimanëve në Mekë dhe Medine.
Presidenti Nishani e bën këtë vizitë private bashkë me bashkëshorten e tij, e cila njihet si një besimtare e devotshme.
Gjatë vizitës në Mekë dhe Medine, Nishani ka vizituar Xhaminë e Shenjtë të profetit Muhamed dhe ka kryer ritualin e Umras në Mekë, përcjell drita tv.
Gjatë vizitës, ai është pritur nga autoritetet më të larta të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Kjo vizitë është nga të fundit që presidenti i Shqipërisë i bën në postin e drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Prej pas periudhës së rënies së diktaturës, shumë politikanë të niveleve të ndryshme kanë vizituar Qabenë për t’iu nënshtruar Zotit si besimtarë të devotshëm.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...