Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Presidenti Nishni shprehu mirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmën e madhe e shumë dimensionale që Italia dhe populli italian i kanë dhënë, veçanërisht pas viteve të 90-ta, për rimëkëmbjen ekonomike e sociale të vendit, pas dekadash izolimi nga diktatura.
“Marrëdhëniet dhe lidhjet mes dy vendeve tona janë sa historike aq edhe kulturore, dhe partneriteti ynë strategjik i ka të gjitha mundësitë dhe hapësirat për t’u zhvilluar dhe pasuruar më tej, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë evropian”, u shpreh Presidenti Nishani.
Kreu i shtetit shprehu në mënyrë të veçantë, mirënjohjen për mbështetjen shumë domethënëse e përmbajtjesore që Italia i ka dhënë Shqipërisë në kuadrin e procesit të integrimit evropian, duke theksuar se, integrimi evropian mbetet projekti strategjik më madhor i shqiptarëve. “Italia ka qenë dhe mbetet një nga avokatet më të mira të Shqipërisë në këtë proces dhe kam shumë besim se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen”, tha ai.
Presidenti Nishani vlerësoi dhe përshëndeti gjithashtu angazhimin e Italisë në kuadrin e ruajtjes së vëmendjes së Bashkimit Evropian ndaj të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu besimin se në Samitin e Triestes, procesi i Berlinit do të pasurohet me projekte konkrete zhvillimore. Në këtë kontekst, Presidenti e konsideroi vizitën e Ministrit Alfano në Shqipëri dhe rajon, si shprehje e qartë e vëmendjes së lartë që Italia i kushton këtij rajoni anëtarësimit të tij sa më të shpejtë në BE./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...