Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka dekoruar në Ulqin me dekoratën ”Nderi i kombit” dy personalitete të shquara të shkencës, Dr. Simë Dobreci dhe Dr. Ruzhdi Ushaku.
Dekorata për personaliteti Dr.Simë Dobreci u dha për punën e tij të palodhur në fushën e shëndetësisë, rezultate të larta në punën e tij shkencore, për kontributin e dhënë në ruajtjen e vlerave të identitetit dhe kulturës sonë kombëtare.
Ndërsa dekorata për Dr.Ruzhdi Ushaku u dha për për kontributin e tij të shquar në shkencat albanologjike, si studiues i shkencave filologjike me burimet shkencore, botimet, kumtesat e përkthimet në disa gjuhë si dhe për punën e tij pedagogjike të palodhshme disa vjeçare ku ka transmetuar tek brezat e rinj ruajtjen e vlerave dhe identitetin tonë kombëtar.
Dr.Ruzhdi Ushaku shprehu falënderime ndaj kësaj dekorate.
“Jam shumë i emocionuar nga kjo mirënjohje aq prestigjioze nga shteti i Shqipërisë, shteti jonë amë. Këtu ku jemi mbledhur kam shumë miq, shokë, ish-nxënës, studentë dhe jam i lumtur që e përjetova këtë mirënjohje aq të lartë, aq të çmuar nga shkëlqesia e tij President i Republikës së tij, e që është njëkohësisht edhe mirënjohje për popullin e kësaj ane i cili ka kaluar në shumë katrahura por ka mbetur gjallë falë sakrificës dhe traditave të shumta”, ka thënë Dr. Ushaku./Arbresh.info.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen