Google ADS

Presidenti Meta vizitë pune në Maqedoni, diskuton për linjën hekurudhore

13:51 | 22 Nëntor 2018
A. B.

Presidenti Meta takohet me kryeministrin e Maqedonise, Zoran Zaev.

“Me rendesi perfundimi me sukses i marreveshjes se Prespes qe do te mundesonte dhe anetaresimin e Maqedonise ne NATO.

Shqipëria e angazhuar plotesisht per respektimin e të drejtave te pakicës maqedonase, respektimi i të drejtave te pakicave, kyc per paqen e stabilitetin e rajonit me rendesi bashkepunimi mes dy qeverive ne kuader te procesit te Berlinit.

Vleresoj angazhimin e Zaev per lidhjen hekurudhore midis dy vendeve si investim strategjik per te ardhmen e marredhenieve ekonomike e tregtare, jo vetem te dy vendeve por me impakt rajonal”, eshte shprehur Meta.

Meta e Zaev theksuan rendesine e forcimit te perpjekjeve ne rrugen e reformave per celjen e negociatave qershorin e ardhshem me BE.

Meta dhe Zaev do marrin pjese se bashku ne ceremonine festive qe do organizohet sot ne Shkup me rastin e Dites Kombetare te Alfabetit te Gjuhes Shqipe.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme