Presidenti Meta uron 7 Marsin

08:54 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët për 7 Marsin, shkruan arbresh.info.

Ai duke iu drejtuar mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve ka shkruar se mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik.

Këtij postimi presidenti Meta ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi.

Postimi i tij i plotë:

“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”, ka shkruar Meta.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme