Google ADS

Presidenti Meta reagon për masakrën në Sri Lanka

16:19 | 21 Prill 2019
Trina Galanxhi

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe mbi 400 të plagosur.

“Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, thotë kreu i shteti shqiptar në një reagim në rrjetet sociale.

Të paktën 8 shpërthime tronditën Sri Lankën, në qendër të së cilave ishin kishat e hotelet. Sulmet ndodhën gjatë kohës që besimtarët kremtonin Pashkët.

Autoritetet atje kanë arrestuar të paktën 7 persona, ndërsa numri i viktimave dhe i të lënduarve pritet të rritet. Nuk dihet ende kush qëndron pas këtyre sulmeve vdekjeprurëse, pasi asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme