Google ADS

Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Bullgari

09:53 | 5 Prill 2022
S D

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Bullgari që prej ditës së hënë.

Meta në facebook ka shpërndarë sot fotot e pritjes me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

“I nderuar nga ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev! Faleminderit”, ka shkruar Meta.

Në një postim një ditë më parë, Meta u shpreh i lumtur për vizitën e tij në Sofje.

“I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit”, ka thënë Meta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme