Presidenti Meta në ceremoninë për Ditën Kombëtare të Greqisë

21:09 | 25 Mars 2019
Trina Galanxhi

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë për Ditën Kombëtare të Greqisë.

“Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
“I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.
Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.
Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.
Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke! ”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme