Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Major Klodian Tanushit.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e ushtarakut Tanushi.
“I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta!U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”
Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO në Letoni, Major Klodian Tanushi humbi jetën mbrëmjen e sotme në spital ku po kurohej pas plagëve të rënda që mori nga shpërthimi i minave disa ditë më parë. Në atë ngjarje humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagos jashtë rrezikut për jetën rreshter Julian Kapaj./tvklan.al
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...