Presidenti Ilir Meta falenderon aktorin me famë ndërkombëtare Leonardo DiCaprio, për fushatën e tij në mbrojtje të Vjosës. Në një postim në Instagram, Meta shkruan: “E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio!”
Bashkëngjitur, Meta ndau me ndjekësit edhe postimin e bërë 3 ditë më parë nga DiCaprio për këtë çështje.
“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara. Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë”, shkruajti aktori.
Fushata e nisur prej vitesh nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e shumë personaliteteve të njohura në botë. Mes tyre është dhe aktori me famë ndërkombëtare, Leonardo DiCaprio i cili jo pak herë ka reaguar për këtë fenomen.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...