Presidenti i Republikës Ilir Meta do të japë një deklaratë për shtyp sot në orën 8:00. Në njoftimin zyrtar thuhet: “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë më 25 qershor 2019, një deklaratë për shtyp në ora 8:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”.
Dalja e Metës para medias dhe opinionit bëhet një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që i shpalli të vlefshme zgjedhjet e 30 qershorit dhe mos njohur kështu, dekretin e Presidentit për anulimin e kësaj date.
Jo më larg se dje, zëdhënësi i Presidencës deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ishte tjetër përveçse “skeç”> Tedi Blushi tha: “Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh.”
Deklarata e Metës sot lidhet po ashtu, me krizën politike që po kalon vendi, në kushtet kur kreu i qeverisë Edi Rama po e vazhdon fushatën elektorale dhe këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, duke refuzuar të njohë dekretin e kreut të shtetit.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto